Nuk i njihte fare! Ja çfarë bëri Çiljeta Xhilaga kur humbi jetën gruaja e Albanit

vovalbania July 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk i njihte fare! Ja çfarë bëri Çiljeta Xhilaga kur humbi jetën gruaja e Albanit

Në një rrëfim në “Podcast” me Mira Kazanin, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ndau historinë prekëse të marrëdhënies së saj me Albanin, duke theksuar se si rastësia luajti një rol kryesor në afrimin e tyre.

Çiljeta ka rrëfyer një moment të rëndësishëm kur mësoi për herë të parë vdekjen tragjike të ish-bashkëshortes së Albanit, kohë kur ajo nuk kishte asnjë lidhje me Albanin dhe nuk kishte dijeni për jetën e tij. E prekur nga lajmi, ajo ndjeu një lidhje të papritur shpirtërore me gruan që nuk e takoi kurrë.

“Kur ka ndodhur fatkeqësia në jetën e Albanit, nuk e njihja fare. Nuk merrja vesh fare nga sporti. Kur kam lexuar kam ndjerë dhimbje shpirtërore. Kam marrë një cigare në dorë. Kam thënë, po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajzës”, ka treguar Çiljeta, duke reflektuar reagimin e saj emocional ndaj humbjes..

Çuditërisht, një vit e gjysmë më vonë, fati i bëri bashkë Çiljetën dhe Albanin. Këtë ajo ia ka rrëfyer Albanit, duke vënë në dukje natyrën e çuditshme të takimit të tyre.

“Ia kam thënë edhe Albanit këtë gjë. Pas një viti e gjysmë Zoti na miksoi kështu rastësisht. Sikur ti ke shprehur një gjë nga dhimbja e shpirtit tënd dhe sikur Zoti e ka dëgjuar dhe ka thënë, po i bashkoj bashkë”, tha Çiljeta duke ilustruar se si u kryqëzuan rrugët e tyre.

Historia e tyre nënvizon mënyrat misterioze në të cilat jeta mund të krijojë lidhje, duke i kthyer momentet e ndjeshmërisë së përbashkëta në një themel për fillime të reja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE