Skandal tek Ekonomiku! Arrestohet shefi i Departamentit, goditi me grusht pedagogen!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandal tek Ekonomiku! Arrestohet shefi i Departamentit, goditi me grusht pedagogen!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë, ku përgjegjësi i departamentit të Marketingut ka goditur me grusht një pedagoge.

Shefi i Departamentit, Mirdaim Axhami është arrestuar nga policia, ndërsa blutë e Tiranës njoftojnë se 43-vjeçari ka goditur vartësen e tij, Liljana Billa.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e Universitetit, ndërsa mediat online shkruajnë se sherri mes pedagogëve ka ndodhur teksa studentët kanë qenë duke zhvilluar një provim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Mirdaim Axhami, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njofton Policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE