Para në këmbim të lirisë/ Ilir Beqaj mohon akuzat dhe ofron garanci pasurore!

vovalbania July 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Para në këmbim të lirisë/ Ilir Beqaj mohon akuzat dhe ofron garanci pasurore!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ofruar 5 milionë lekë garanci pasurore për të marrë një masë më të butë sigurie nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Në seancën që po zhvillohet në GJKKO që prej orës 12:30, ish-ministri Beqaj i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Sot pritet të bëhet vlerësimi i masës për të dhe të akuzuarit e tjerë.

Dje, Gjykata nuk i verifikoi dot 8 masat e sigurisë, mes tyre edhe ndaj ish-funksionarit Ilir Beqaj, të identifikuar si shpërdorues të fondeve të Bashkimit Europian, përmes prokurimeve dhe shërbimeve fiktive që aprovoheshin nga SASPAK. Avokatët e tyre kërkuan kohë shtesë për të studiuar fashikujt e prokurores së çështjes Elida Kackini, dhe për këtë shkak gjyqtarja e shtyu seancën për sot.

Hetimi i Kackinit rëndon pozitën e ish ministrit të shëndetësisë , që në këtë rast hetohet si ish drejtor i SASPAK, dhe që gjatë një viti në këtë post përmes Ermal Kurtulaj dyshohen se devijuan përmes shërbimeve si konferencave në fushën e mjedisit dhe të energjetikës gati 500 mijë euro.

Në një rast për një konferencë dy ditore shërbimi I ofruar u prokurua me vlerë 125 mijë euro , një shumë e njëjtë e prokuruar edhe nga ministria e turizmit me një çmim 38 mijë euro për të dyja eventet u kontaktua e njëjta shoqëri për fatura fiktive që u firmosën nga i arrestuari i tretë Alfred Nikolla.

Administratorë të tjerë shoqërish janë nën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje Marinela Jazoj, Bledar leka, Bjona Zijaj Elton Marini dhe Gazmend Haxhia.

SPAK thotë se nga kontrollet dhe përgjimet ka siguruar prova, për secilin mes tyre edhe një fletore e sekuestruar Ermaul Kurtulajt. Prova vlerësohen edhe dokumentet për restorantin Gzona dhe për një automjet që deklarohen si pasuri të fshehura nga ish-ministri Beqaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE