Protestë kundër turizmit masiv në Barcelonë, banorët: Po rriten çmimet!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Protestë kundër turizmit masiv në Barcelonë, banorët: Po rriten çmimet!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07//proteste-kunder-turizmit-masiv-ne-barcelone-banoret-po-rriten-cmimet.jpeg)
Rreth 2800 persona kanë protestuar në Barcelonë kundër turizmit masiv, me argumentin se numri i lartë i turistëve të huaj në qytetin katalanas po sjell rritje të çmimeve.
Protestuesit qëlluan me pistoleta uji turistët e huaj dhe në shenjë simbolike u vunë shiritin e kuq lokaleve dhe restoranteve ku këta të fundit po hanin.
Sipas mediave spanjolle, në 10 vitet e fundit qiratë e apartamenteve në Barcelonë janë rritur me 68%, duke detyruar autoritetet të marrë vendimin për të mos lejuar më apartamente pushimi për turistët duke filluar që nga viti 2028.
Spanja është destinacioni i dytë më popullor për pushime në botë.
Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar vendi u vizitua 85 milionë turistë të huaj.