Lediona Braho: “Mësojnë të gënjejnë nga frika e ndëshkimit…”/Ja çfarë duhet të keni parasysh në marrëdhënien me fëmijët tuaj!

vovalbania July 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lediona Braho: “Mësojnë të gënjejnë nga frika e ndëshkimit…”/Ja çfarë duhet të keni parasysh në marrëdhënien me fëmijët tuaj!

E ftuar përmes një lidhje telefonike në “Live From Tirana” ishte psikologia Lediona Braho për të folur rreth problemeve që njerëzit hasin gjatë stinës së verës. Ajo gjithashtu preku tema si kujdesi prindëror ndaj fëmijëve, duke dhënë këshilla që shumë prindër duhet t’i dinë.

Si mund të rrisim një fëmijë me vetëbesim dhe të aftë për të pranuar veten e tyre?

Procesi fillon që kur fëmija ndodhet në barkun e nënës. Edhe pse ka faktorë genetikë të pandryshueshëm, qetësia dhe komforti që nëna ka, lënë gjurmë në formimin e tij. Duke ecur përpara, mënyra më e mirë për t’iu dhënë atyre një sens vetëbesimi dhe shëndet të mirëfilltë emocional dhe mendor ka të bëjë me dashurinë pa kushte që prindërit janë të aftë t’iu japin, moderimin e sjelljeve të mira, disiplinën që ata marrin dhe ekspozimin ndaj traumave, çështje delikate të lidhura me problemet e prindërve dhe gjithashtu është e rëndësishme që vetë prindërit të jenë të kënaqur me rolin e tyre prindëror. Të gjithë këta elementë do të luajnë një rol në aftësinë e fëmijëve të tyre për të krijuar ura lidhëse me të tjerët, qoftë në fëmijëri si dhe më tej. Dhuna është krejtësisht e ndaluar dhe prindërit duhet të kenë kujdes me protektivitetin që kanë rreth fëmijëve të tyre, pasi ata duhet të mësojnë të mbajnë përgjegjësi që në moshë të vogël.

Çfarë mund të bëjë një prind kundrejt elementeve jashtë familjes?

Sot, shumë vuajnë nga efektet e medias ose shoqërisë dhe mjedisit ku fëmijët e tyre rriten, gjithçka që përfshin ekosistemin e tyre. Nëse këto kushte që listuam janë të kënaqshme dhe të qëndrueshme, ky i fundit është sekreti kryesor, fëmija do të adresohet vetë te prindi nëse ka shqetësime të mëdha. Në atë pikë, dëgjo me vëmendje dhe jep zgjidhje, duke pikasur ndryshimet në sjelljen e tyre. Fatkeqësisht ndryshimet kapen vonë sepse shumë marrëdhënie prindërore nuk janë ndërtuar rreth besimit, nuk janë të qëndrueshme, kështu që shpesh nuk e kanë besimin që duhet dhe mësojnë të gënjejnë nga frika e ndëshkimit. Kur vjen nga puna, thjesht pyete “si shkoi dita sot”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE