“Destabilitet në Ballkan!”, Paralajmërimi i “The Economist” një ditë para samitit të NATO-s në Uashington

vovalbania July 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Destabilitet në Ballkan!”, Paralajmërimi i “The Economist” një ditë para samitit të NATO-s në Uashington

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi Robertson dhe lektori me origjine shqiptare ne University College në Londër Andi Hoxhaj, i nderuar me titull kalorsiak nga Mbreti Charles i Anglisë, para pak kohesh, theksojnë se NATO duhet te luftoje destabilitetin ne Ballkan dhe paralajmërojnë për rreziqet nga Rusia dhe Kina për gadishull, Ballkanin, në esenë e tyre të botuara në edicionin e fundit të “The Economist”.

NATO-ja, udhëheqësit e të cilit mblidhen të martën në Uashington për 75-vjetorin e Aleancës, mes shumë sfidave si Ukraina e konfliktet e tjera apo reve te grumbulluara nga skepticizmi trampian, argumentojnë se Ballkani do jetë vatra e ardhshme e konfliktit dhe aleanca duhet të adresojë përkeqësimin e situatës në gadishull, i cili ka përjetuar rritje tensioni nga përplasjet etnike pas pushtimit te Ukrainës.

Lordi Roberston dhe akademiku Hoxhaj i referohen paralajmërimit në Tiranë të Presidentit ukrainas Zelenski në shkurt, kur në Shqipëri deklaroi se “Rusia do bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën”.

Sipas tyre, NATO dhe BE-ja, nuk po marrin seriozisht influencën e Rusisë dhe aktivitetin e saj, as implikimet e përfshirjes dhe penetrimit të Kinës në Ballkanin Perëndimor.

BE dhe Amerika deri diku kanë toleruar lidhjet akoma më të ngushta të Serbisë së Vucicit me Rusinë dhe Kinën. Kjo ka bere qe Serbia te trimërohet në përpjekjet për minimin e shtetformimit të Kosovës.

Artikujshkruesit kërkojnë shtimin e presionit ndaj Presidentit Vucic. Ata sugjerojnë se BE do duhet të pranojë se NATO nuk mund ta mbajë e vetme të qëndrueshme situatën në Ballkanin Perëndimor dhe do duhet t’u ofroj te gjitha vendeve te Ballkanit Perëndimor një perspektivë realiste për anëtarësimin në BE.

Te vetëdijshme për ndryshimet potenciale në administratën amerikane pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, ne prag të samitit me rastin e 75-vjetorit të NATO-s, ish-shefi i saj, Lordi Robertson dhe lektori Hoxhaj nga University College në Londer, paralajmërojnë në esenë e botuar në The Economist, pasi më parë te dy kishin dëshmuar përpara Parlamentit Britanik, se bota po bëhet gjithnjë e më e frakturuar.

Sipas tyre riafirimimi i unitetit dhe përbashkësi i qëllimeve të BE dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor  është kësaj kritik për shmangien e mundësisë së rindezjes së konfliktit në një pjesë mjaft të paparashikueshme te Evropes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65158 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE