Sondazhi i TAR/Mendoni se Joe Biden duhet të vazhdojë garën e rizgjedhjes pas debatit katastrofik me rivalin Donald Trump?

vovalbania July 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Mendoni se Joe Biden duhet të vazhdojë garën e rizgjedhjes pas debatit katastrofik me rivalin Donald Trump?

“Kur rrëzohesh, ngrihesh përsëri”, kjo ka qenë deklarata me të cilën Joe Biden u është drejtuar mbështetësve të tij, pasi përfundoi debatin me Donald Trump. Vetë ai e pranoi se ka qenë një perfomancë e lëkundur, teksa presidenti u pa në vështirësi për të kujtuar fakte apo të gjetur argumente.

Ai pranoi se është i moshuar, por beson se mund ta mposhtë ende ish-presidentin në zgjedhjet e nëntorit. Presidenti u shpreh se:

E di që nuk jam i ri, për shtetin është e qartë. E di që nuk eci lehtë si dikur, nuk flas aq mirë si dikur, nuk debatoj si dikur, por unë di të them të vërtetën. Unë e di ta ndaj të drejtën nga e gabuara. Unë di si ta bëj këtë punë. Unë di si t’i bëj gjërat. E di, si miliona amerikanë, e di, kur të rrëzohesh, ngrihesh përsëri.

Ai e përfundoi deklaratën e tij duke thënë:

Njerëz, ju jap fjalën si Biden, nuk do të kandidoja më nëse nuk do të besoja me gjithë zemër dhe shpirt se mund ta bëj këtë punë.

Në lidhje me këtë në faqen e Top Albania Radio-s është ngritur një sondazh me pyetjen “Mendoni se Joe Biden duhet të vazhdojë garën e rizgjedhjes pas debatit katastrofik me rivalin Donald Trump?” Përgjigjet e njerëzve ishin këto: Jo (73%), Po (20%), Nuk e di (7%).

Nga ana tjetër, sondazhi i ri në faqen tonë ngre pyetjen: “Cila skuadër mendoni se do të fitojë në Euro 2024?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE