Efi Dhedhes është gati për rikthimin në ekran: “Më prisni në shtator…”, ku do ta shohim finalisten e BBV2?

vovalbania July 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam njeri edhe unë” Efi Dhedhes u bën thirrje personazheve publikë

Efi Dhedhes në sezonin e ri televiziv do të kthehet sërish në ekran.

Këtë e ka konfirmuar në një bisedë virtuale sot me ndjekësit ku tregon se në shtator do të jetë sërish pjesë e TV.

“Je yll që po mungon në TV”, shkruan një ndjekëse ndërsa Efi përgjigjet: “Edhe mua më mungon, por më prisni në shtator. Edhe pak ka ngelur. Do bëj dhe unë ca pushime jo vetëm ju“

Kujtojmë se në një intervistë për Bora Zemanin në “Cherry on Top”, ajo ka treguar se shumë shpejt në Top Channel do të vijë me një emision të sajin, një format ndryshe.

Efi tregoi se në këtë emision janë shkrirë dy pasionet e saj, ai për tatuazhe dhe ekrani.

Pasi ka hapur një studio të sajën për tatuazhe, Efi do të sjellë në ekran një emision ku të rinj të apasionuar pas tatuazheve do të garojnë për të fituar mes tyre çmimin në fund.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64272 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE