Dhunoi brutalisht të ëmën, arrestohet djali i aktorit të famshëm!
Djali i Nicolas Cage, Weston Cage Coppola, ka përfunduar në prangat e policisë për sulm ndaj nënës së tij. Mediat e huaja shkruajnë se ai u arrestua të mërkurën në Los Angeles, disa javë pasi nëna e tij Christina Fulton u pa me mavijosje
“Mund të konfirmoj se Weston Cage Coppola u arrestua sot për sulm me një armë vdekjeprurëse”, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Angeles.
“The Sun” shkruan se aktori i famshëm besohet se ka liruar djalin e tij nga burgu, duke paguar kusht 150,000 dollarë. Dyshohet se bëhet fjalë për një incident të datës 28 prill, pas së cilës Fulton është filmuar me mavijosje në fytyrë. Siç shpjegoi një burim për “The Sun”, sulmi ndodhi pas një “krize të shëndetit mendor
Policia pretendoi se 33-vjeçari kishte një grindje verbale me aktoren para sulmit të supozuar fizik, i cili e la atë të mbuluar me mavijosje, raporton “People”.
Aktorja foli për “incidentin e tmerrshëm” në muajin maj, duke thënë se nuk i ka paraprirë ndonjë debat. Në deklaratën e saj, aktorja 56-vjeçare sqaroi se miqtë e telefonuan për shkak të një krize të shëndetit mendor dhe se ajo u përshkallëzua pasi ajo e vizitoi atë.
Unë e kam ndihmuar gjithmonë djalin tim në luftën e tij me shëndetin mendor. Bëj gjithçka që mundem për t’i dhënë atij mbështetjen e vazhdueshme që i nevojitet