Nga BBV3 në DWTS3? Ish banorja tregon vlerësimin që ka marrë nga Albi Nako

vovalbania July 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moderatori i njohur shqiptar pjesë e “Dancing With the Stars”?

Arta Kabashi, pas emrit të mirë që mori me vete pas daljes nga “Big Brother”, veç projekteve muzikore që kanë nisur tashmë rrugën e tyre të mbarë, ka dëshirë të jetë pjesë edhe e kërcimit dhe e spektaklit DWTS.

E pyetur nga “Pushime on Top” për lidhjen me kërcimin dhe nëse mund të bëhej pjesë e një programi të tillë, ajo tha se do t’i pëlqente shumë, madje ka fituar siguri nga vlerësimi që i ka bërë Albi Nako dhe Graciano Tagani.

“Jam komentuar prej Albi Nakos dhe Gracianos që vallëzoj shumë mirë, po gjithmonë më ka pëlqyer shumë, kështu që, po, me shumë qejf, kam shumë dëshirë. Edhe pse më kanë thënë që është shumë impenjuese ….”, – tha Arta duke e treguar hapur dëshirën për të qenë pjesë e një programi kërcimi.

Nëse do të jetë konkurrente këtë vit, mbetet edhe pak që ta mësojmë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE