E rëndë në Brazil, portieri qëllohet me armë nga polici brenda në fushë! (VIDEO)

vovalbania July 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë në Brazil, portieri qëllohet me armë nga polici brenda në fushë! (VIDEO)

Në ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian, ku në fundin e takimit Gremio Esportivo Anapolis-Centro Oeste, pati një përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Kjo gjë bëri ndërhyrjen e policisë për të qetësuar “gjakrat”, gjë e cila duket se nuk ndodhi.

Njëri prej tyre ka goditur me armë zjarri portierin e Gremios, i cili u transportua menjëherë drejt spitalit.

Klubi dënoi incidentin, i cili në një deklaratë shkruante: “Një akt të tmerrshëm, i pabesueshëm dhe kriminal nga dikush që duhet të garantojë sigurinë dhe integritetin e njerëzve”.

Mediat në Brazil bëjnë me dije se gjendja e portierit është e stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Por esse ângulo fica mais BIZARRO ainda.

Que vergonha, que despreparo, e não é novidade. pic.twitter.com/AtV6uj4JkB

— Noite de Copa (@Noitedecopa) July 11, 2024

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63982 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE