Pushimet verore, spanjollja “Lecturas”: Shkoni në Shqipëri, është kthyer në modë!

vovalbania July 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pushimet verore, spanjollja “Lecturas”: Shkoni në Shqipëri, është kthyer në modë!

“Me siguri, të gjithë jeni duke menduar për pushime, por të shumtë janë ata që ende nuk e kanë zgjedhur destinacionin e tyre për një arratisje për disa ditë për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për t’u relaksuar”. Kështu shkruan Neus Palou në të përditshmen spanjolle “Lecturas” ku mes vendeve për të mos u humbur, sugjeron Shqipërinë, vendin tonë.

Nëse dëshironi të udhëtoni, por po kërkoni një destinacion që nuk do të kushtojë shumë, alternativa më e mirë është të zgjidhni një vend ku çmimet për akomodimin dhe ushqimin janë më të ulëta se në Spanjë. Në këtë mënyrë, udhëtimi juaj nuk do të jetë i kushtueshëm dhe pushimet tuaja nuk do të kenë shpenzime stratosferike. Ne kemi zbuluar destinacionet perfekte për ju. Udhëtoni në Shqipëri, Qipro Greqi apo Azore dhe do të bini në dashuri, përveç kësaj, të gjitha shërbimet ofrohen me çmime te përballueshme!

Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të mira për të shkuar me pushime këtë verë:

Udhëtimi 10 ditor në Shqipëri

Shqipëria është kthyer në modë sepse është një vend i bukur, i panjohur dhe gjithashtu i lirë. Eshtë një perlë e fshehur e cila ofron një ndërthurje të natyrës e historisë magjepsëse. Udhëtimi nis në Tiranë, kryeqytetin që është shtëpia e një të shkuare ilire e mesjetare po ashtu e më pas vazhdon përmes Krujës, shtëpive osmane të Beratit, Apolonisë apo ndryshe “Athinës së Shqipërisë”, Vlorës e Sarandës, ku kushdo që shkon mund të shijojë plazhet më të mira të detit Jon.

Ndër të tjera, turneu përfshin edhe një vizitë në rrënojat e Butrintit, shtëpitë e kalasë së Gjirokastrës dhe së fundi, në qytetet Korçë dhe Elbasan.

Klima e ngrohtë, çmimet e ulëta, natyra dhe historia magjepsëse janë atraksionet kryesore të vendit ballkanik. Një vend që ka fituar një rritje të popullaritetit, por ende nuk është prekur nga turizmi masiv.

Duhet të eksploroni Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, duke vazhduar drejt Lezhës, për të vizituar më tej Memorialin e Skënderbeut.

Në fund, sugjerimi i spanjolles “Lecturas” është që udhëtimi nëpër Shqipëri të mbyllet në qytetin e bukur mesjetar shqiptar të Shkodrës, pra në kryeqendrën e veriut tonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE