“Pse je bërë kaq e shpifur si…”/ Efi i jep përgjigjen epike ndjekësit

vovalbania July 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pse je bërë kaq e shpifur si…”/ Efi i jep përgjigjen epike ndjekësit

Efi Dhedhes është një nga vajzat më të komentuara dhe më të dashura për publikun shqiptar. Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku poston foto e video të ndryshme.

Por së fundmi, Efi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.

Teksa e kanë pyetur për jetën private, për ish-banorë të BBV, ka patur nga ata që i kanë bërë komente të tipit “dukesh si burrë me rroba femre”.

“Pse je bërë kaq e shpifur si Michael Jackson? Dukesh si burrë me rroba femre”, i ka shkruar dikush Efit.

Kjo e fundit i ka kthyer përgjigje përmes një video të postuar në “Instastory” ku bën mimika të ndryshme me fytyrën dh nuk thotë asgjë.

Ndërkohë një tjetër e ka pyetur se “pse vishesh si burrë?”.

“Të tregoj që jam më burrë sesa disa burra si ty”, i është përgjigjur ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, duke e shoqëruar edhe me një emoji zemër të bardhë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE