Pas videove virale, modelja e njohur Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik!

vovalbania September 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas videove virale, modelja e njohur Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik!

Së fundmi, modelja e njohur Cara Delevingne ka bërë daljen e saj të parë publike pas raportimeve se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo është shfaqur e vetme në një aeroport në Paris dhe fotografët e kanë kapur të maskuar, me një kapuç dhe syze dielli. Prej disa kohësh janë ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen e shëndetit të saj mendor dhe deri më tani nuk dihet se çfarë po ndodh saktësisht me aktoren.

Gjithçka nisi kur një video bëri xhiron e rrjetit ku modelja ishte pa këpucë dhe bënte disa veprime të çuditshme në një aeroport. Fansat dhe miqtë e saj kanë qenë shumë të shqetësuar mbi mirëqenien mendore të aktores. Ndërkaq, familja e Cara-s thuhet se po planifikon të ndërhyjë pas sjelljes gjithnjë e më të çuditshme të vajzës së tyre.

Një mik i familjes u shpreh për “The Sun” se:

Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Cara-s është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t’u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund t’i duhet. Të gjithë mendojnë se ajo ka nevojë për disa javë pushim të plotë pa pije alkoolike, pa festa dhe më e rëndësishmja, disa vakte të shëndetshme e të ngrohta.

Edhe mikja e saj, aktorja Margot Robbie u shfaq e përlotur pas vizitës në shtëpinë e modeles. Një varg incidentesh të kohëve te fundit kanë ngjallur shqetësime në rrethin e ngushtë të Delevingnes, me disa nga miqtë që i kërkuan yllit të shkonte në rehabilitim. Sipas burimeve për TMZ, miqtë thonë se artistja duhet të shkojë në një qendër rehabilitimi pasi po lufton me shëndetin mendor e po ashtu edhe me problemet e abuzimit me substancat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE