Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçari që urrente Trump-in/Profili i vrasësit që shkëlqente në matematikë!

vovalbania July 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçari që urrente Trump-in/Profili i vrasësit që shkëlqente në matematikë!

Tani pas atentatit ndaj Donald Trump-it apo asaj që për Byronë Federale të Hetimit në Amerikë është tentativë vrasjeje e ish-presidentit amerikan, vëmendja fokusohet te hetimi aktiv dhe i vazhdueshëm, i cili përfshin organe të shumta federale e shtetërore. FBI-ja iu ka kërkuar qytetarëve që të paraqesin çdo informacion që kanë, përmes një linje telefonike ose faqes së internetit të agjencisë, duke përfshirë foto apo video të të shtënave.

Ekzekutori i një personi dhe që plagosi dy të tjerë që merrnin pjesë në mitingun e Trump-it në Pensilvani e që në shënjestër kishte vetë ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë, u diplomua në shkollën e mesme Bethel Park në vitin 2022. Madje, kishe fituar një konkurs në Matematikë e Shkencë me një vlerësim simbolik financiar në vlerë 500 dollarë.

20-vjeçari ishte regjistruar për të votuar si republikan, sipas një listimi në bazën e të dhënave të votuesve të Pensilvanisë e që përputhet me emrin, moshën dhe një adresë të Bethel Park-ut, që forcat e rendit po kërkonin. Zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të ishin të parat për të, si votues në moshë madhore.

Të dhënat e Komisionit Federal të Zgjedhjeve tregojnë se një donator i listuar si Thomas Crooks me të njëjtën adresë i dha 15 dollarë një komiteti të veprimit politik të linjës të njohur si Projekti Progresiv i Pjesëmarrjes në Janar të vitit 2021.

Kur u kontaktua nga CNN-i, dje vonë, babai i Crooks-it, Matthew Crooks, tha se ai po përpiqej të kuptonte “çfarë dreqin po ndodhte”, por se do të priste derisa të fliste me forcat e rendit, përpara se të jepte detaje për djalin e tij.

Pasi u vra në vendngjarje, Crooks nuk kishte asnjë identifikim me vete, ndaj dhe agjentët amerikanë duhej “të kontrollonin ADN-në e tij e të merrnin konfirmimin biometrik”, siç njoftoi Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me veprimet në terren të FBI-së në Pittsburgh.

Ndërkaq, Donald Trump i dërgoi nga një email mbështetësve të tij, pasi u lëndua lehtë në mitingun zgjedhor të Batlerit në Pensilvani. Mediat amerikane raportojnë për një mesazh të shkurtër me firmën e portretin e ish-numrit një të Shtëpisë së Bardhë. Aty lexohet:

Ky është një mesazh nga ana e Donald Trump-it: unë kurrë nuk do të dorëzohem!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE