Superiorja, përcaktohet kalendari/Start i fuqishëm me Partizani-Vllaznia!

vovalbania July 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Superiorja, përcaktohet kalendari/Start i fuqishëm me Partizani-Vllaznia!

Eshtë hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti që ka përcaktuar kalendarin e sezonit të ri futbollistik për vitet 2024-2025.

Nga Egnatia, Partizani e deri te Bylisi, janë 10 ekipe që do të garojnë në 36 javë kampionat, në fund të të cilit, plus “Final Four”, do të shpallet skuadra e re kampione dhe ato që do të bien një kategori më poshtë.

Në javën e parë të kampionatit, që në nis muajin e ardhshëm, pra në gusht, pritet që të ketë një duel emrash të mëdhenj e spikasin: Partizani-Vllaznia.

Derbi i shumëpritur i kryeqytetit, Partizani-Tirana, do të luhet në javën e gjashtë të çdo faze. Interesant është dhe fakti që derbi i Shqipërisë, Vllaznia – Tirana do të luhet që në javën e dytë, në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Java 1 (18 gusht)

Partizani – Vllaznia

Skënderbeu – Elbasani

Teuta – Bylis

Dinamo C. – Egnatia

Laçi – Tirana

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64721 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE