Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj përfundojnë në “Shihemi në gjyq”
Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati ishte ndër pretendentët kryesorë për të fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës. Pas fitores së kësaj të fundit, u duk sikur mes tyre u kris dhe raporti miqësor. Albani nuk e mbështeti këngëtaren, të paktën jo publikisht, por pati një përplasje me Agim Doçin.
Doçi tha se ai duhet të konkurronte për Kosovën në Eurovision, deklaratë e cila solli reagimin e ashpër të tij. Për më tepër, tezja e Albanit, Albërie Hadërgjonaj bëri një postim thumbues pasi Ronela nuk kaloi në finalen e Eurovision. “Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albërie.
Ndërkohë, së fundmi, Ardit Gjebrea ka bërë një postim të papritur në Instagram. Ai ka publikuar një foto të Ronelës me Albanin ku shihen pranë njëri-tjetrit duke parë telefonin por ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi i fotos: “Gati për shihemi në gjyq? Apo mos është efekti i dashurisë ‘magjike’”.
Më tej, vihet re komenti që ka lënë Eni Çobani teksa ka shkruar: “Një seancë nga ato që nuk harrohen” duke etiketuar dy këngëtarët. Sigurisht kjo duket një shaka nga ana e Arditit. Nuk dihet se çfarë po kurdisin artistët por shpresojmë për një duet në edicionin e këtij viti të Këngës Magjike.