Dikur e quajti budalla dhe ‘Hitler’, kush është senatori që Trump e zgjodhi si kandidat për zv/President?
Senatori James David Vance nga Ohio është zgjedhur zyrtarisht nga Donald Trump, si kandidati i tij për zv/president nëse ai fiton zgjedhjet.
Njoftimi i Trump për nominimin e Vance, kandidati republikan që siguron me lehtësi votat e nevojshme, nuk është befasi duke pasur parasysh se emri i tij në fakt ishte paraqitur si një mundësi për këtë pozicion. Megjithatë, kjo zgjedhje përfaqëson një farë surprize, pasi Vance ka shkuar aq larg sa në të shkuarën e ka cilësuar Trump si “Hitleri i Amerikës”.
Donald Trump, megjithatë, tha se ai e mori vendimin “pas një diskutimi dhe shqyrtimi të gjatë dhe duke marrë parasysh talentet e jashtëzakonshme të shumë të tjerëve”.
Më herët, Senatorit të Floridës, Marco Rubio dhe Guvernatorit të Dakotës së Veriut, Doug Bergham, iu tha se nuk ishin zgjedhja e Trump, sipas njerëzve me njohuri për diskutimin e tyre, të cilët si të tjerët folën në kushte anonimiteti për AP.
Duke postuar në Truth Social, Trump shkroi: “JD i shërbeu vendit tonë me nder në Trupat Detare, u diplomua në Universitetin Shtetëror të Ohajos në dy vjet me nderime dhe është i diplomuar në Shkollën Juridike Yale, ku ai ishte redaktor i Yale Laë Journal dhe president i Shoqatës së Veteranëve të Yale. JD ka pasur një karrierë biznesi shumë të suksesshme në teknologji dhe financa, dhe tani, gjatë fushatës, ai do të fokusohet fuqishëm te njerëzit për të cilët luftoi shkëlqyeshëm.
Si zëvendëspresident, ai do të vazhdojë të luftojë për kushtetutën tonë, do të qëndrojë pranë trupave tona dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të më ndihmuar që ta bëj Amerikën përsëri të madhe.”
Rivendosja e marrëdhënieve
Sipas ekspertëve Vance rrëmbeu vëmendjen e Donald Trump pas një seance të gjatë dhe të ashpër në Senat, vjeshtën e kaluar lidhur me ndihmën ekonomike dhe ushtarake të SHBA për Ukrainën. Kaluan më shumë se 20 vjet pasi ai vetë ishte regjistruar në Trupat e Marinës dhe kishte luftuar në Luftën e Irakut, një kauzë, të cilës ai dëshironte t’i shërbente me zell në atë kohë, besnik ndaj thirrjes së Presidentit Xhorxh Bush “që SHBA-ja të mbronte botën e lirë nga një rrezik i madh”.
Por më pas Vance zbuloi kthesën që kishte bërë duke u thënë kolegëve të tij se ai tani e sheh mbështetjen e republikanëve për përfshirjen ushtarake të SHBA në Irak si “një vendim të gabuar në periudhën më të turpshme të 40 viteve të fundit”. Dhe ai argumentoi se udhëheqja e partisë së tij po bën përsëri të njëjtin gabim duke rënë dakord të angazhojë miliarda dollarë amerikane për të ndihmuar Ukrainën të luftojë kundër Rusisë.
“Nuk mësuam asgjë?”, pyeti ai duke lënë të habitur shumë kolegë të tij, por duke marrë mbështetjen e 14 senatorëve të tjerë republikanë që votuan së bashku me të kundër paketës së Kievit prej 95 miliardë dollarësh që Presidenti Joe Biden nënshkroi më vonë.
Por kjo ditë ishte vendimtare për të ardhmen politike të Vance. Ishte një vëzhgues i rëndësishëm i ngjarjeve në Senat, i cili ndante plotësisht skepticizmin e tij dhe ai është Donald Trump.
Ajo ditë përforcoi besimin e Trump në të ardhmen e Vance pavarësisht se mes tyre kishte pasur një periudhë konflikti të ashpër, në vitin e largët 2016.
Pikërisht atëherë kur Vance shtroi pyetjen, nëse Trump mund të ishte “Hitleri i Amerikës” dhe publikisht e quajti atë “të rrezikshëm”, “të dënueshëm” dhe madje “budalla”.
Rivendosja e kontakteve mes tyre ndodhi në vitin 2021 dhe ishte vendimtar. Dhe sot, Trump e angazhon senatorin në betejën për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë si një ish-kritik i ashpër i tij, i cili pasi mësoi se kush është në të vërtetë ish-Presidenti dhe që ka ndryshuar në mënyrë drastike bindjet dhe qëndrimin ndaj tij.
Me fjalë të tjera, zgjedhja e tij do të përdoret si armë nga Trump. Një lider madhështor, që di të dallojë më të aftët, por edhe një i panjohur që mund të fitojë edhe kritikët e tij më të ashpër.
Vance ndërkohë mposhti kundërshtarë të frikshëm, politikanë republikanë të kalitur. Në radhët e Republikanëve ai konsiderohet zyrtarëve dhe analistëve republikanë në korridoret e Kongresit, ai është një zv/President që i duhej dhe nëse nuk ekzistonte, Trump do të duhej ta “shpikte”.
Vance është i përkryer për të mishëruar të ardhmen e MAGA (Make America Great Again), e cila përmbledh vizionin e Trump për SHBA dhe është i aftë të mishërojë Amerikën që edhe pse është e lënduar, nuk dorëzohet, ngrihet dhe vazhdon e fiton mbi të gjithë.