Opozita protestë nesër para Bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave!

vovalbania July 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opozita protestë nesër para Bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave!

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave që do të marr për protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e nersërme, përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11:00.

Policia njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

“Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.  Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, njofton policia.

Protestat e deritanishme kanë prodhuar në jo pak raste tensione, ndërsa protestuesit djegin goma dhe hedhin flakadanë në drejtim të bashkisë.

Protesta e fundit, e opozitës ishte më 11 korrik, para Kryeministrisë, dhe më pas u zhvendos edhe para bashkisë së Tiranës, një protestë e cila u zhvillua me tensione dhe hedhje molotovësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE