Po hetohen nga SPAK-u, konfiskohen pasuritë e katër vëllezërve!
Po hetohen nga SPAK-u si pjesë e trafikut të drogës e prostitucionit, konfiskohen pasuritë e katër vëllezërve e të personave të lidhur me ta.
Njoftimi zyrtar:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024 në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha, Alfonc Hoxha, Gabriel (Admir) Bici, Rampo Qinami dhe Ervin Çejku, si dhe personave të lidhur me ta.
Ky procedim pasuror është regjistruar pas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, të regjistruar në këtë prokurori.
Subjekti i këtij procedimi pasuror Zamir Hoxha është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me procedimin penal Nr. 49, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal i destinuar në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më e madhë e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi) janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.
Subjektet e këtij hetimi pasuror vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që përpara vitit 2012 kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda si “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit”, “Emigracioni klandestin” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Subjekti i hetimit pasuror Alfonc Hoxha, djali i vëllait të katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Gjermani në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.
Subjekti i hetimit pasuror Gabriel (Admir) Bici, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, më datë 27.04.2017, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të Operacionit “Mudde” me qëllim shpërbërjen e një organizate kriminale që merrej me riciklimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Subjekti i hetimit pasuror Ervin Çejku, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Suedi për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Subjekti i hetimit pasuror Rampo Qinami, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjatë hetimit pasuror, pas kryerjes së një sërë veprimesh verifikuese pasurore, si dhe pas tre kërkesave të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024, nr.11, datë 28.02.2024, dhe nr. 22, datë 07.06.2024, ka vendosur sekuestrimin e 28 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të subjekteve të hetimit pasuror apo personave të lidhur me ta.
Në përfundim të hetimit pasuror, bazuar në nenet 3 deri në 7 dhe 21 e vijues, të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, me kërkesën e datës 18.07.2024, nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimi i pasurive si më poshtë:
Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;
Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) lekë;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe ndërtesë 134.3 m², ku ndërtesa është godinë banimi 3 kate (sip. kt. përdhe 134.3 m², sip. verande 3.7 m², sip. kt. parë 134.7 m², sip. kt. dytë 134.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe ndërtesë 137.1 m², ku ndërtesa është godinë banimi 2 kate (sip. kt. përdhe 137.1 m², sip. kt. parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;
Pasurisë së paluajtshme të llojit arë, me sip 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D (H).
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit të D.Ç;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “Njësi”, me sipërfaqe ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver (Oliver) Hoxha;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 9 936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 22 500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 28 000 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;
Pasurisë së paluajtshme apartament B4/8 që përbëhet nga 1+1 me ambiente ndihmëse, me sipërfaqe 57.01 m², në godinën e banimit 5 kate + 1 kat “Roof Garden” në Dhërmi, Himarë, Vlorë, në pronësi eventuale të shtetasit Vladimir Hoxha;
Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 2 000 m², me adresë fshati Lalëz, Durrës, në bashkëpronësi të shtetasve M.B dhe F.B;
Pasurisë së paluajtshme kati i parkimit nën tokë me sipërfaqe prej 742.05 m², e ndodhur në godinën e banimit dhe shërbimit 6 katëshe në Rrugën “Frang Bardhi”, Tiranë, e përfituar me kontratë sipërmarrje me porositës dhe në pronësi eventuale të shtetases F.B.
Pasurisë së luajtshme motor marka BMW, modeli “R 1200 GS”, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetasit Zamir Hoxha;
Pasurisë së luajtshme automjet marka Volvo, modeli “240GL”, viti i prodhimit 1993, në pronësi të shtetasit S.H;
Pasurisë së luajtshme automjet marka Cadillac, modeli “Coupe Deville”, viti i prodhimit 1965, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;
Pasurisë së luajtshme automjet marka Peugeot, modeli “107”, viti i prodhimit 2011, në pronësi të shtetases S.H;
Pasurisë së luajtshme, automjet marka Mercedes Benz, model E320CDI, vit prodhimi 2002, në pronësi të shtetasit E.Ç.
Pasuri e luajtshme, automjet marka Daimler Chrysler, model CLS320CDI, viti i prodhimit; 2006, në pronësi të shtetases R.Ç.
Pasurisë së luajtshme, automjet marka Ford, model Fiesta, viti i prodhimit 2009, në pronësi të shtetasit S.Q.