Adele heq dorë nga muzika? Jep lajmin e keq për fansat: “Më duhet një pushim i gjatë”!
Adele ka njoftuar se do të shkëputet nga muzika pas një koncerti që do të mbajë në Mynih. Këngëtarja e njohur britanike, me admirues nga e gjithë bota tha se nuk ka plane për të krijuar muzikë të re dhe fuqitë e saj janë shteruar për të qenë në skenë çdo fundjavë në Las Vegas. Adele në një intervistë tha:
Dua një pushim të madh pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese vetëm për pak kohë.
Adele mban koncerte në “Weekends With Adele në Caesars Palace” në Las Vegas që nga nëntori 2022 dhe do ta përfundojë më 23 nëntor. Para shfaqjeve të fundit në Vegas, ajo po kalon verën në Mynih ku do të luajë dy koncerte në javë për pesë javë. Albumi më i fundit i Adelës është ’30’ , i publikuar në nëntor 2021. Ai kryesoi listat e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA dhe u bë albumi më i shitur atë vit në SHBA pas vetëm një dite në shitje. Kënga kryesore “Easy On Me” gjithashtu arriti në vendin e parë në të dy vendet.
Ju rikujtojmë se, gjatë intervistës së saj të fundit me ‘Rolling Stone’, Shakira ndau detaje rreth momenteve pas ndarjes, duke përfshirë miqtë e famshëm që treguan mbështetje për të, përfshirë Adele, e cila së fundmi kishte kaluar edhe vetë një divorc. Shakira tha se ishin Adele dhe John Mayer dy nga të famshmit e parë që e telefonuan për pasi lajmet për ndarjen u bënë publike. Duket se Shakira u bë mike e shpejtë me Adele pasi ajo tregoi mbështetjen e saj, përveçse komentoi publikisht ndarjen e diskutueshme në atë kohë. Adele në muajin mars të vitit 2023, kur performoi këngën e saj hit me Bizarrap, tha:
E pashë performancën e saj mbrëmë në Jimmy Fallon… Oh, ish-burri i saj është në telashe!
Përveç saj, të famshëm dhe miq të tjerë nga industria e telefonuan pas njoftimit të ndarjes, duke përfshirë Alejandro Sanz, Chris Martin nga Coldplay dhe Will I Am.