Erdogan kundërshton idenë e një shteti të vetëm të Qipros!

vovalbania July 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erdogan kundërshton idenë e një shteti të vetëm të Qipros!

Turqia vazhdon të kundërshtojë krijimin e një Federate të bashkuar Qipriote, ka thënë të shtunën presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të ngjarjeve të organizuara për të kujtuar 50-vjetorin e pushtimin turk.

“Ne besojmë që zgjidhja me një federatë të vetme nuk është e mundshme në Qipro”, ka thënë lideri turk të shtunën, teksa ka vizituar zonën veriore të kontrolluar nga forcat turke në këtë ishull të ndarë.

Më 1974, qipriotët nacionalistë grekë dhe sistemi diktatorial i atëhershëm në Athinë, kanë dashur të bashkojnë Qipron me Greqinë, çka ka rezultuar me puç ushtarak në ishull.

Për të parandaluar një bashkim me Greqinë, Turqia ka intervenuar ushtarakisht. Prej atëherë, ishulli është i ndarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE