Moti i nxehtë, Elbasani e Berati me temperaturat më të larta!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Fillimisht, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës e deri në ato të pasdites, kryesisht në veri, si dhe në relievet kodrinore – malore ka alternime vranësirash mesatare, të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.
Në orët e nxehta të ditës, vranësirat në relievet malore në veri pritet të shoqërohen hera-herës me reshje shiu me intensitet të ulët. Lokalisht, këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje dhe me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 10 deri në 12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 24/39 Diell re shi
Kukës 20/35 Diell re shi
Lezhë 24/38 Diell re shi
Dibër 18/36 Diell re shi
Durrës 26/38 Diell pak re
Tiranë 27/38 Diell pak re
Elbasan 25/39 Diell pak re
Berat 22/39 Diell pak re
Vlorë 23/37 Diell pak re
Korçë 16/34 Diell re
Gjirokastër 18/37 Diell pak re
Sarandë 22/37 Diell