Kina e Filipinet njoftojnë marrëveshje për ndalimin e përplasjeve në Detin e Kinës Jugore !
Përshkallëzimi i konfrontimeve detare mes marinës së Kinës dhe anijeve e peshkarexhave të Filipineve në zonën detare të njohur si ‘Thomas Shoal’ kanë shkaktuar frikë konflikti në detin e Kinës Jugore.
Por sot Kina e Filipinet njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund krisjeve në zonën e ishujve të kontestuar, njoftonte qeveria filipinase.
Pa njoftuar tekstin apo përmbajtjen e saktë te marrëveshjes, dy palët thanë se pas një serie takimesh mes diplomatëve të dy palëve në Manila, arrit një akord për territoret që Kina i quan Ren’ai Jiao ndërsa Filipinet Ayungin, pa hequr dorë asnjë palë nga pretendimet territoriale.
Dy zyrtarë filipinas të brendshëm të negocjatave, konfirmuan marrëveshjen me rrjetin Associated Press por nuk dhanë detaje të mëtejshme të saj.
“Palët pranojnë nevojën e uljes së tensioneve në Detin e Kinës Jugore dhe menaxhimin e diferencave me anë të dialogut dhe jo paragjykimeve për pretendimet,” tha ministria e jashtme në Manila.
Ministria e jashtme kineze tha dje se ka diskutuar me Filipinet “menaxhimin e situatës në Ren’ai Jiao dhe është arritur një marrëveshje me Filipinet për furnizimin humanitar të mjeteve jetësore.”
Marrëveshja e rrallë me Filipinet sjell shpresë për të tjera të këtij lloji dhe shmangien e përplasjeve për çështje të pazgjidhura territoriale ne rajon.
Mbetet ende për t’u parë nëse akordi do të zbatohet me sukses dhe sa kohë kjo do të zgjasë, shkruan rrjeti FowNews.
Mjetet rojës bregdetare kineze kanë përdorur shpesh pompat e fuqishme të ujit ndaj peshkarexhave filipinase në zonat e kontestuara ose në disa raste i kanë goditur ato me mjete e tyre të fuqishme, për të ndaluar dërgimin e furnizimeve për ishujt e kontestuar.