Proteinat e gjakut “minierë informacioni”, tregojnë për 67 sëmundje!

vovalbania July 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Proteinat e gjakut “minierë informacioni”, tregojnë për 67 sëmundje!

Duke nisur nga format e ndryshme të tumoreve e deri te çrregullimet kardiake dhe neurologjike, janë 67 sëmundje që mund të diagnostikohen falë një analize të thjeshtë gjaku, duke analizuar proteinat e pranishme në plazmë. Kjo sipas një studimi të Universitetit të Kembrixhit dhe që hap rrugën për një metodë të shpejtë e të thjeshtë diagnostikimi në të ardhmen edhe për shumë sëmundje të rralla, të cilat aktualisht mund të duhen muaj ose vite për t’u diagnostikuar.

Kështu, gjaku dhe proteinat që qarkullojnë në të konfirmohen si një minierë informacioni e çmuar. Vetëm pak muaj më parë u botuan dy studime britanike të cilat çuan në zbulimin e 618 proteinave të pranishme në gjak dhe tregues të 19 formave të kancerit. Madje, 107 nga këto molekula mund të sinjalizojnë rrezikun për të paktën 7 vjet përpara.

Një punim tjetër, i botuar në dhjetor të vitit të kaluar në “Nature”, kishte të bënte me mundësinë e parashikimit, nëpërmjet një testi të thjeshtë gjaku se cili organ do të plaket së pari te individët në dukje të shëndetshëm. Një gjë e tillë mund të lejojë që trajtimi mjekësor të drejtohet edhe përpara se personi të sëmuret.

Në këtë rast, studiuesit e koordinuar nga Julia Carrasco-Zanini, Robert Scott e Claudia Langenberg analizuan të dhënat në lidhje me më shumë se 3 mijë proteina të marra nga një grup prej 40 mijë individësh të përzgjedhur rastësisht brenda kampionit të bazës së të dhënave të gjerë të “Biobank Britanica”.

Ky është studimi më i madh i proteomikës, disiplina që analizon të gjitha proteinat e prodhuara nga një organizëm. Për çdo çrregullim, më pas, autorët e studimit identifikuan nënshkrimin specifik, të përbërë nga 5 deri në 20 proteinat më të rëndësishme. Metoda e marrë në këtë mënyrë rezultoi të ishte më efikase në parashikimin e sëmundjes se ato të bazuara në informacionin standard e që përdoret aktualisht.

Ne jemi të ngazëllyer nga mundësia për të identifikuar shënues të rinj për shqyrtimin dhe diagnozën midis mijëra proteinave tani të matshme në gjakun e njeriut, u shpreh Claudia Langenberg nga Universiteti i Kembrixhit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE