Kapet në Turqi i dyshuari për atentatin e sotëm me bombë në Moskë !

vovalbania July 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kapet në Turqi i dyshuari për atentatin e sotëm me bombë në Moskë !

Ministria e brendshme turke publikonte sot pamjet e arrestimit të një qytetari rus të dyshuar për një atentat të rëndë në Moskë ku u plagosën një zyrtar i ushtrisë ruse dhe bashkëshortja e tij.

Zyrtarët rusë thanë se mjeti paidentifikuar eksploziv kishte shkatërruar një makinë në një zonë rezidenciale në veri të kryeqytetit, duke plagosur zyrtarin ushtarak rus Andrei Torgashov dhe bashkëshorten e tij.

Evgeny Serebryakov u ndalua po sot në qytetin turk të Bodrum, disa orë pas ngjarjes në Moskë.

Zëdhënësja e ministrisë së brendshme ruse Irina Volk dhe ministria e brendshme turke thanë se i dyshuari kishte marrë avionin shpejt pas kryerjes së krimit por u ndalua pak pas mbërritjes, shkruan rrjeti AFP.

Ndërkohë në Rusi raportimet janë kontradiktore në lidhje me objektivin e atentatit, teksa disa media mohonin se Torgashov ishte lënduar në atentat, sipas rrjetit RIA Novosti.

Ndërsa gazeta Kommersant emëronte Andrei Torgashov si të plagosurin në sulm, zyrtar i lartë i komunikimeve të ushtrisë ruse dhe inteligjencës ushtarake GRU.

Një prej dëshmitarëve të atentatit ne Moskë tha: “Shpërthimi ishte i fortë, këmbët e burrit ishin djegur, ai nuk lëvizte”.

Rrjeti vendas Tsargrad tha se këmbët e kolonelit ishin gjymtuar në spital ndërsa gruaja kishte pësuar lëndime në fytyrë.”

Objektivi sulmit mbetet i paqartë pasi disa media thonin se shënjestronte një tjetër oficer.

Ato shtonin se 500g eksploziv TNT ishin vendosur nën sedijen e shoferit dhe se hetimet fokusohen në autorësinë e inteligjencës ukrainase.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE