100 shishe shampanje gjenden në rrënojën e anijes së shekullit të 19-të!

vovalbania July 25, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
100 shishe shampanje gjenden në rrënojën e anijes së shekullit të 19-të!

Kur zhytësit në Detin Balltik zbuluan rrënojën e anijes në sonarët e tyre, ata besonin se ishte një peshkarexhë e vjetër.

Por kur zbritën të hetonin rrënojën e shekullit të 19-të ata panë se ngarkesa e luksit ishte plot me shishe shampanje, verë, ujë mineral dhe porcelane.

Në fund ata numëruan më shumë se 100 shishe shampanje në rrënojën në brigjet e Suedisë.

Tomasz Stachura, i grupit të zhytësve polakë Baltitech, beson se ngarkesa mund të kishte destinacion carin e Rusisë.

Baltitech, grupi i specializuar në gjurmimin e rrënojave detare në Balltik, thotë se zbulimi i fundit është një “thesar”.

Drejtuesi grupit Stachura, komentonte: “Jam zhytës prej 40 vjetësh. Në raste të rralla mund të shohesh një ose dy shishe të tilla. Por nuk kisha parë kurrë arka të mbushura me alkool ose me ujë”.

Zbulimi u bë 20 milje detare (37km) larg brigjeve të ishullit suedez Oland.

Dy zhytësat që zbritën për një studim të shpejtë të rrënojës u kthyen vetëm pas dy orësh, thotë Stachura, duke shtuar: “E kuptuam që kishte diçka interesante aty në fund”.

Uji në shishe mbante mbante emrin e kompanisë gjermane Selters, dhe kjo ndihmoi të kuptohej se rrënoja i takonte periudhës 1850 deri në 1867.

Megjithëse sot është më interesante shampanja, uji mineral ka qenë atëherë një produkt ekskluziv që “trajtohej thuajse si mjekim dhe gjendej vetëm në tryezat mbretërore”, shton Stachura.

“Vlera e tyre ishte e madhe aq sa transporti shoqërohej me polici”.

Stachura tha për rrjetin BBC se beson se mallrat do të shkonin për tryezën e mbretit rus cari  Nicholas I – i cili raportohet se ka humbur një anije te tille në vitin 1852.

“Kjo shpjegon përse anija kishte këtë ngarkesë ekskluzive. Zakonisht ne gjejmë rrënoja me ngarkesa të lira,” tha ai.

Eksploruesit besonin se anija ishe nisur ose nga Stockholm ose nga Shën Petersberg – të cilët i përshtaten teorisë.

Ndërsa në lidhje me shampanjën dhe ujin e çmuar mineral, Stachura beson se mund të pihen edhe sot.

Studiuesi verërave Henry Jeffreys, tha për zbulimin: “Shampanja në shekullin e 19-të ka qenë më e ëmbël, dhe nëse po shkonte për tregun rus do të ketë qenë vërtet e ëmbël. Rusia ishte një treg i madh shampanje asokohe, në Londër e preferonin më të thatë”.

Ai shtonte se kushtet ku kishin mbetur shishet, 58m nën ujë dhe në errësirë, ishin të përkryera për vjetërimin e pijeve.

“Nëse do të ruash shampanjën për 150 vjet, fundi detit është vendi i përkryer, por besoj se mund të ketë humbur gazin e saj”, shtonte Jeffreys, sipas rrjetit BBC.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE