Parashikimi i motit, e premte, 26 korrik!
vovalbania
July 26, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina e në male, hera-herës era fiton shpejtësi deri në 9-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
20/34
Diell
Kukës
15/31
Diell
Lezhë
20/34
Diell
Dibër
14/30
Diell
Durrës
22/34
Diell
Tiranë
23/35
Diell
Elbasan
20/36
Diell
Berat
20/35
Diell
Vlorë
21/33
Diell
Korçë
15/31
Diell
Gjirokastër
17/35
Diell
Sarandë
22/34
Diell