Gjykata e Tiranës i dërgon SPAK-ut dosjen e Sterilizimit!

vovalbania July 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjykata e Tiranës i dërgon SPAK-ut dosjen e Sterilizimit!

“21 Janari”, Gjykata e Tiranës i dërgoi dosjen Prokurorisë së Posaçme që pak ditë më parë regjistroi çështjen për shkak se Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën, duke ia kaluar SPAK-ut. Të parët që u morën në pyetje ishin bashkëshortja e xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, më 21 janar 2011.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur tre vepra penale për 21 janarin: “Shpërdorim i detyrës”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. SPAK-u sqaroi se ka nisur hetimet pas vendimit urdhërues të Gjykatës së Lartë, si edhe atij të Strasburgut.

Procedimi penal është regjistruar më 15 korrik 2024 për të tre veprat penale që dyshohet se mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë e jo vrasje nga pakujdesia, siç i cilësoi Prokuroria e Tiranës. SPAK-u i akuzon për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, po e kryer në bashkëpunim.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës në Gjykatën e Lartë. Nuk ka një emër se kush e vrau Aleks Nikën e kjo për shkak se predha që iu hoq nga trupi në Turqi ishte e dëmtuar, e paekspertueshme duke mos përcaktuar se nga cila armë zjarri u qëllua.

Prej më shumë se një dekade, familja Nika vijon të kërkojë drejtësi për vrasjen e tij e tashmë i takon SPAK-ut detyra që të zbardhë të vërtetën lidhur me atë se çfarë ka ndodhur e rolin e luajtur nga kupola më e lartë shtetërore.

Në një tjetër zhvillim. Sa i përket dosjes së Sterilizimit, seanca u shty për më 12 shtator. Shkak u bë mungesa e një avokati. Për herë të parë në sallë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për hetimet që po kryhen për SASPAC, tha se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta. Beqaj kërkoi të bënte deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu pasi mungonte përfaqësuesi i njërit prej të pandehurve. Hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE