Në gjende të rënduar, përfundon në spital Rita Ora

vovalbania July 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në gjende të rënduar, përfundon në spital Rita Ora

Rita Ora është detyruar të anulojë paraqitjen e saj në “Campus Festival” të Hungarisë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Në postimin e saj, Rita Ora publikoi një fotografi ku shihet e shtrirë në spital teksa merrte serum. Ajo shpjegoi se po trajtohet për gurë në veshka, gjë që e ka penguar të marrë pjesë në festival.

“Hungari, Festivali Campus. Mbrëmë më duhej të shkoja urgjent në spital dhe u largova në orën 7 të mëngjesit sot. Për fat të keq, kam probleme me gurë në veshka. Falënderoj të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor për durimin dhe ndihmën me dhimbjen time. Premtoj se do të kthehem së shpejti, më vjen shumë keq që nuk do të performoj sonte. Me gjithë dashurinë time, Rita”.

Ky lajm vjen pak ditë pasi këngëtarja pati një paraqitje spektakolare në festivalin ‘As Young As Vilnius’ në Lituani, ku performoi para 50 mijë personash.

Ora premtoi se do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shprehu falënderimet e saj për gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE