Kongresi i PS, Rama “zgjedh pasardhësin”: Helena, do jesh kryetare e PS!
Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i PS-së, bëri një parashikim plot humor për një nga anëtaret e PS-së që hapi dhe Kongresin Zgjedhor.
Ai tha se Elena bëri vetëm një lapsus për shifrat e pagës minimale.
Rama bën për “ujë të ftohtë” deputetët: Dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua!
Ai tha se Helena Kaçi, anëtare e Akademisë politike të PS, pas disa vitesh me siguri do të jetë kryetare e ardhshme e PS.
“Parti që thonë fjalë tërheqëse se si duhet të jetë Shqipëria, që nëpërmjet lloj-lloj firaunësh derdhin lot krokodili ditë natë për shqiptarët duke premtuar ta bëjnë detin kos gjeni, por parti që derdh energji ndërtimtare është vetëm PS.
E dashur Elena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe u surprizova nga fjalimi përballë audiencës, bëre vetëm një lapsus që the paga minimale është 900 euro, kur është 400, ishte impresionuese.
Zakonisht bëj parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, po i lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë, ti me shumë gjasë do të jesh një ditë këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS. Me këtë që të thash sapo të hapa një problem sepse do kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi, por ky është favori i parë që po të bën partia, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk arrin në majë.
Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jemi më këtu se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu, që do dëshmojë se çfarë thashë. Se kush e di se sa do të ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lali Erin dhe ua gjen varret aty ku do”, tha ai.