Basha reagon pas ndryshimeve në qeverinë Rama: Sa mbylli pazarin me Berishën, do mbushi parlamentin me njerëz anonimë!

vovalbania July 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Basha reagon pas ndryshimeve në qeverinë Rama: Sa mbylli pazarin me Berishën, do mbushi parlamentin me njerëz anonimë!

Për ndryshimet e sotme në qeveri prej kryeministrit Rama, ka reaguar në rrjetet sociale ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ish kryedemokrati i shikon ndryshimet e sotme si zhvillim pas pazarit me Berishën për kodin e ri zgjedhor. Basha shton se Rama tashmë do e mbush parlamentin me anonimë, në mënyrë që karrigia dhe pushteti i tij të mos kërçënohen.

‘Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin.

Tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe për tu mbrojtur nga drejtësia.

Gjithçka për karriken dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.’, shkruan Basha në Facebook.

Kryeministri Rama bëri disa zëvendësime në qeveri. Niko Peleshi nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes, por do të jetë kreu i grupit parlamentar sociales. Në vend të tij u emërua Pirro Vëngu.

Elisa Spiropali do të mbaj postin e kryetares së parlamentit, ndërsa postin e ministrit të shtetit për marrëdhënien me Parlamentin do ta ketë Taulant Balla.

Ky i fundit u shkarkua nga ministri i Brendshëm, post që do mbahet nga Ervin Hoxha. Ndërkohë ndryshim në ministrinë e Financave, teksa u shkarkua Ervin Mete që do të zëvendësohet nga Petrit Malaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64010 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE