Robert Downey Jr. rikthehet pas 5 vitesh në Marvel, aktori i njohur vjen me një personazh të ri!
Robert Downey Jr po rikthehet në botën e superheronjve të Marvel-it pas pesë vitesh, por jo në rolin e Iron Man.
Aktori do të rikthehet si Dr Victor Von Doom, një personazh i lig në librat komikë që krijuan serinë e njohur të filmave.
Downey Jr do të shfaqet në “Avengers: Doomsday”, i cili do të dalë në maj 2026 dhe një film tjetër i titulluar “Secret Wars”, një vit më vonë.
Yjet që i bashkohen ekskluzivitetit të Marvel u zbuluan në eventin “Comic Con” në San Diego.
Downey Jr u shfaq në skenë i fshehur pas maskës ikonike të Doctor Doom dhe mantelit jeshil, përpara se të zbulohej para fansave.
Duke folur për gazetarët, ai tha: “Më pëlqen të luaj personazhe të komplikuar”.
59-vjeçari ishte protagonisti kryesor në fillimin e universit të filmit Marvel, duke luajtur në filmin e tij të parë Iron Man në 2008. Ai u shfaq për herë të fundit në një film të Marvel në 2019 Avengers: Endgame.
Aktori amerikan fitoi një Oskar për rolin e tij në Oppenheimer në fillim të këtij viti.