Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët!

vovalbania July 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh se vendi i tij, Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, ndonëse nuk tregoi llojin e ndërhyrjes për të cilën e kishte fjalën. Erdogan, i njohur si kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gaza, ka folur për luftën, përgjatë një fjalimi në të cilin lavdëroi dhe industrinë e mbrojtjes së Turqisë.

Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli të mos bëjë gjëra të pamenduara në Palestinë. Ashtu siç hymë në Karabak, ashtu siç hymë në Libi, ne mund të veprojmë në mënyrë të ngjashme edhe ndaj tyre, deklaroi Erdogan duke folur para anëtarëve të partisë së tij.

Nuk ekziston asnjë arsye pse të mos e bëjmë këtë… ne duhet të jemi të fuqishëm që të mund t’i ndërmarrim këta hapa, shtoi Erdogan teksa fjalimi i tij transmetohej në media.

Deri tani, Izraeli nuk i ka komentuar deklaratat e liderit turk teksa duket se Erdogan ka përmendur veprimet e Turqisë në të kaluarën. Në vitin 2020, Turqia dërgoi personel ushtarak në Libi, për të mbështetur qeverinë e njohur prej Kombeve të Bashkuar në të vend.

Kryeministri i Libisë, Abdulhamid al-Dbeibah, i cili drejton ekzekutivin e Unitetit Kombëtar në Tripoli, gëzon përkrahjen e Turqisë. Ankaraja zyrtare mohon të ketë ndonjë rol direkt në operacionin ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak, por, vitin e kaluar u shpreh se është duke shfrytëzuar “të gjitha mjetet”, përfshirë trajnimet ushtarake dhe modernizimin, për të mbështetur aleatin e ngushtë.

Ndërkaq, lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar në Gaza është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1 mijë e 200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Afro 116 pengje besohet se janë ende në Gaza, përfshirë 42 që ushtria izraelite mendon se janë vrarë. Më pas, Izraeli reagoi duke nisur një fushatë në Gaza për të shkatërruar grupin radikal palestinez Hamas.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39 mijë palestinezë, siç raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63983 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE