Erdogan godet me shuplakë fëmijën që nuk i puthi dorën, videoja bëhet virale në rrjet!

vovalbania July 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erdogan godet me shuplakë fëmijën që nuk i puthi dorën, videoja bëhet virale në rrjet!

Pamjet që tregojnë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan duke goditur me shuplakë një djali të vogël që nuk i puthte dorën kanë shkaktuar bujë në internet. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes.

Pas fjalimit, Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e shtëpive. Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre. Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t’ja puthur.

Kur djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, ai e goditi me shuplakë. Fëmija, më pas ia puthi dorën presidentit. Në të njëjtën kohë presidenti i Turqisë i ka dhënë para vëllait të madh, diçka që e ka bërë edhe në të kaluarën.

Puthja e dorës të të moshuarve është një zakon tradicional në Turqi dhe shpreh respekt për ta. Më herët presidenti turk ishte në një inaugurim dhe sërish me shaka goditi në kokë një djali të vogël i cili tundi shiritin.

Rikujtojmë se, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh se vendi i tij, Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, ndonëse nuk tregoi llojin e ndërhyrjes për të cilën e kishte fjalën. Erdogan, i njohur si kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gaza, ka folur për luftën, përgjatë një fjalimi në të cilin lavdëroi dhe industrinë e mbrojtjes së Turqisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64106 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE