Vdekja e biznesmenit në Sarandë, si u kthye në tragjedi konkurrenca!

vovalbania July 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e biznesmenit në Sarandë, si u kthye në tragjedi konkurrenca!

Paraditen e 5 majit 2024, në Portin e Sarandës u dogj trageti i linjës drejt Korfuzit. Ngjarja u mbyll pa autorë dhe pa shkak, ndërsa më 24 qershor një shpërthim me eksploziv i mori jetën një zhytësi 52-vjeçar, Armand Nelaj, i njohur edhe si biznesmen lokal. Fillimisht, vdekja e tij u raportua si aksidentale nga plasja e bombolës së oksigjenit e më pas hetimet u shtrinë në pistën e atentatit.

Një muaj më vonë, nga hetimet rezultoi se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe vdekja e zhytësit jo vetëm që nuk ishte atentat, por ai vdiq teksa po tentonte t’i vinte eksplozivin anijes së konkurrentit që dogji anijen në maj.

Anija e djegur ishte në pronësi të Eridion Muhos dhe pikërisht, ai kishte planifikuar hakmarrjen ndaj konkurrentit që donte t’i vendoste eksploziv, por e pësoi vetë. Zhytësit që ai kishte ngarkuar për të vënë eksplozivin i kishte plasur pa e vendosur ende në anije, duke i marrë jetën në vend.

Pas zbardhjes së ngjarjes, policia thotë se ka vënë në pranga 35-vjeçarin Eridion Muho, ndërsa hetimet do të vazhdojnë.

Njoftimi zyrtar i policisë: 

Hetime të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një 52-vjeçar. Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 24.06.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi në det, humbi jetën shtetasi A.N.

Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi E.M., 35 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE