Një tjetër notar i Shqipërisë eliminohet nga Lojërat Olimpike, surprizon Kosova!

vovalbania July 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër notar i Shqipërisë eliminohet nga Lojërat Olimpike, surprizon Kosova!

Në ditën e sotme të Lojërave Olimpike, radhën për të zbritur në skenë e pati notari shqiptar Grisi Koxhaku. Notari shqiptar ishte pjesë e baterisë së tretë në garën e 100 metrave stil i lirë, teksa u rendit në vendin e pestë me kohën 52.32, kohë që nuk i mjaftoi për të avancuar në finale.

Nga ana tjetër, një rezultat mjaft pozitiv u regjistrua nga notari që përfaqëson Kosovën, Adell Sabovic. Ky i fundit e mbylli garën e 100 metrave në vendin e dytë me kohën 51.77, vetëm pas notarit nga Arabia Saudite, Zaid Faisal Alsarraj.

Për të vijuar garën për finalen e madhe të 100 metrave, do të kualifikohen 16 notarët me kohën më të mirë nga dhjetë bateri.

Koxhaku është notari i dytë që eliminohet nga Lojërat Olimpike, pas Kaltra Meçës, e cila e mbylli e katërta në baterinë e parë në 200 metra për femra, stil i lirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64041 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE