Ishulli me panoramën ‘aliene’ në oqeanin Indian, mban pemën që ‘shëron gjithçka’!

vovalbania July 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ishulli me panoramën ‘aliene’ në oqeanin Indian, mban pemën që ‘shëron gjithçka’!

Sokotra është quajtur një nga ishujt me panoramën më aliene në botë, prej natyrës së tij të çuditshme dhe florës e faunës së rrallë.

I mbushur me specie të rralla dhe plazhe rëre të kuqe e të bardha, Sokotra gjendet rreth 200 km larg gadishullit Arabik dhe është pjesë e republikës së Jemenit.

Toka e tij është ndarë nga ajo e kontinentit disa milionë vjet më parë, teksa raportohet se ka qenë dikur pjesë e super-kontinentit të quajtur Gondwana.

Ishulli strehon më shumë se 800 specie të rralla faune e flore detare e tokësore, duke përfshirë pemët në formë çadre të njohura si “Gjaku i Dragoit” të cilat kanë fuqi shëruese prej rrëshirës së tyre të kuqe.

Kjo pemë mund të gjendet vetëm në këtë ishull dhe është simbol kombëtar i Jemenit.

Legjendat thonë se rrëshira e Gjakut të Dragoit përdorej nga luftëtarët për të shpejtuar shërimin e plagëve të tyre.

Banorët vendas në Sokotra përdorin lëngun e pemës si një ilaç që shëron gjithçka.

Panorama gjysmë shkretëtirë e ishullit vjen prej klimës së ashpër me temperatura mesatare 25 gradë, me reshje të pakta gjatë vitit.

Ishulli njihet për diversitetin e zvarranikëve, 95 përqind e të cilave gjenden vetëm aty.

Sokotra njihet gjithashtu për temjanin e saj aromatik, xhevahirët e rrëshirës së fosilizuar, bimët dhe perlat detare.

Origjina e fjalës ‘Sokotra’ mbetet mister, por studiuesit besojnë se vjen nga gjuha e vjeter indiane Sanskrit dhe fjala ‘dvipa sukadara’ që do të thotë ‘ishulli i bekimit’.

Vendi ka rreth 50 ,000 deri në 60,000 banorë dhe është shpallur trashëgimi botërore e UNESCO në 2008, por udhëtimet aty janë të kufizuara prej konfliktit që vijon prej vitesh në Jemen, shkruan rrjeti The Sun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE