Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend/ Mes tensioneve dhe bllokimit të foltores, votohen ministrat e rinj!
Katër ministrat e rinj të qeverisë u votuan këtë të martë në Kuvend.
Votimi u bë mes tensioneve dhe bllokimit të foltores nga ana e opozitës.
Në Kuvend u miratua:
Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla;
Shkarkimi i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi;
Shkarkimi i Ministrit të Financave, Ervin Mete;
Emërimi i Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha;
Emërimi i Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu;
Emërimi i Ministrit të Financave, Petrit Malaj;
Emërimi i Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi me nisjen e seancës plenare për miratimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj, u përjashtua nga seanca. Ai pati edhe një debat me kryeparlamentaren Nikolla, madje e akuzoi se gënjeu kur tha se ishte sëmurë, prandaj hoqi dorë nga detyra.
Bardhi me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe pati tensione teksa i drejtoheshin Nikollës.
Ndërkohë me herët nga vendi, Bardhi u drejtua me tone të ashpra ndaj Nikollës në nisje te seancës, që kryeministri Rama është hajdut dhe mafioz. Më tej iu afrua foltores me deputetët e tjerë.