Foto e sërfistit në Paris bën xhiron e rrjetit!

vovalbania July 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Foto e sërfistit në Paris bën xhiron e rrjetit!

Festimi i një sërfisti pasi kishte kryer provën e tij në Lojërat Olimpike është kthyer në foton e ditës të Paris 2024 dhe po qarkullon rrjetin, pasi duket si një fotomontazh. Aty shfaqet braziliani Gabriel Medina, i cili 10 mijë milje larg Francës, në Tahiti ku po kryhen garat e sërfit për aktivitetin, dhuroi një provë spektakolare në një dallgë.

Gabriel Medina's 9,9 – Olympic Games 2024, Teahupo'o/Tahiti (29/07/2024).
Créditos: @CazeTVOficial pic.twitter.com/qB18Y0F6Vb

— Junior K (@kweca) July 30, 2024

Ai mori notën rekord 9,9 nga 10 të mundshme për paraqitjen e tij dhe e kuptoi menjëherë që kishte bërë diçka të jashtëzakonshme, duke kërcyer mbi dallgë bashkë me sërfin e tij. Një fotograf shkrepi pikërisht momentin kur Medina është në ajër duke bërë më duart lart dhe kjo foto është bërë simbol i Olimpiadës duke qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE