Kur duhet pirë kafeja në mënyrë që të djegim dhjamin? Zbulojeni…

vovalbania July 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur duhet pirë kafeja në mënyrë që të djegim dhjamin? Zbulojeni…

Shkencëtarët nga Universiteti i Granadës në Spanjë kanë dalë në përfundimin se pirja e kafesë para stërvitjes ndihmon në djegien e yndyrës. Kjo “substancë alkaloide” na ndihmon të qëndrojmë zgjuar dhe të performojmë më mirë pasi është psikoaktive kështu që aktivizon sistemin nervor qendror për t’iu përgjigjur stimujve dhe përveç kësaj, eliminon simptomat e përgjumjes, duke rritur nivelin e vigjilencës.

Sipas Francisco J. Amaro-Gahete, profesor në Departamentin e Fiziologjisë në Universitetin e Granadës tek atletët kafeina është përdorur prej vitesh për të rritur performancën sportive si në disiplinat aerobike, ashtu edhe në disiplinat e forcës dhe shpejtësisë.

Konkretisht, është vënë re se marrja e kafeinës gjysmë ore para kryerjes së ushtrimeve aerobike rrit ndjeshëm djegien e yndyrës. Për më tepër, nëse kafeja pihet pasdite, efektet e kafeinës janë më të dukshme sesa nëse pihet në mëngjes. Pse ju ndihmon të humbni peshë dhe pse është më mirë pasdite?

Sipas Amaro-Gahete, stërvitja në vetvete prodhon një të ashtuquajtur shkarkim të katekolaminave, hormone të tipit adrenalinë, të cilat na aktivizojnë dhe që, përveç kësaj, lidhet me lipolizën (procesi i trupit që degradon lipidet e gëlltitura ose të ruajtura në inde dhjamore) dhe me zbërthimin e triglicerideve, një veprim që rritet gjatë pasdites, gjë që favorizon më tej djegien më të madhe të yndyrës.

Për më tepër, temperatura e trupit është më e lartë pasditeve, gjë që do të ndihmonte edhe në djegien e yndyrës. Pirja e kafesë gjysmë ore pas ushtrimeve e ka shpjegimin në metabolizëm. Sipas Amaro-Gahete, koha që duhet për të pasur efektin e saj varion nga 10 minuta në 30, në varësi të personit. Shumë persona për një arsye ose tjetër e kanë problem të bien shpejt në gjumë dhe konsumimi i kafesë para gjumit e bënë edhe më të vështirë për ta.

Pasi të konsumohet, kafeina absorbohet shumë shpejt dhe shpërndahet në të gjithë trupin tuaj, duke përfshirë edhe trurin tuaj. Kështu kafeina nxjerr efektin e saj më klasik duke ju mbajtur vigjilent dhe zgjuar. “Për fat të mirë, kafeina nuk qëndron përgjithmonë në trupin tuaj”-thotë Dr Rashad Ramkissoon. Sipas FDA-s, gjysma e efektivitetit të kafeinës, koha që i duhet që sasia fillestare e substancës të zvogëlohet përgjysmë është midis katër dhe gjashtë orë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE