450,000 euro darkë me arragosta për mbretin Charles!

vovalbania July 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
450,000 euro darkë me arragosta për mbretin Charles!

Një auditim shtetëror i shpenzimeve në Francë ka zbuluar së fundmi se një darkë arragostash për mbretin britanik Charles III i ka kushtuar zyrës së presidentit francez €475,000, zbulonin sot mediat në vend.

Presidenti Emmanuel Macron kishte dashur me çdo kusht të impresiononte monarkun e ri në vizitën e tij të shtatorit, teksa të ftuarve iu servirën arragosta blu, gaforre dhe asortimente të ndryshme djathrash.

Por në raportin vjetor të llogarive presidenciale u zbulua së fundmi shuma absurde që supozohet të jetë shpenzuar, duke paralajmëruar se darkat qeveritare kishin kontribuar në deficitin prej €8.3 milionë në buxhetin e vendit.

Në të shtohej se pallati Elysée duhet të bënte “përpjekje të konsiderueshme … për të rivendosur dhe ruajtur balancat financiare.

Në rastin skandaloz në fjalë paratë e darkës ishin shpenzuar të ndara në  €165,000 për shërbimin ‘catering’, dhe €40,000 për pijet.

Në darkën e banketit ishin gjithashtu aktori amerikan Hugh Grant, trajneri futbollit Arsene Wenger dhe ish-muzikanti i Rolling Stone, Mick Jagger – të cilëve u ishte shërbyer arragosta blu dhe gaforre nga ferma Bresse si dhe pure ‘gratin’ kërpudhash.

Ndërsa mes djathrave më të famshëm ishin ai francez Comté dhe djathi blu britanik Stichelton.

Për ëmbëlsira atyre iu shërbyen gurabije ‘rose macaroon’, me petale trëndafili, manaferra dhe fruta të tjera pylli.

Banketi ekstravagant në pallatin e Versajës ishte pjesë e qëndrimit tre-ditor të mbretit Charles në Francë, ‘për forcimin e lidhjeve’ mes vendeve.

Në raport citohej gjithashtu një banket presidencial për kryeministrin indian në 2023 në pallatin e Louvre – që kishte kushtuar €412,000.

Zyra e auditit tha se prej shpenzimeve të tilla fatura vjetore ishte rritur me 14% nga një vit me parë, shkruan rrejti BBC.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65832 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE