‘Ma thuaj në fytyrë’, Harris fton Trump në debat direkt për garën për në Shtëpinë e Bardhë!

vovalbania July 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Ma thuaj në fytyrë’, Harris fton Trump në debat direkt për garën për në Shtëpinë e Bardhë!

Kandidatja presidenciale demokrate Kamala Harris sfidoi dje rivalin republikan Donald Trump për t’u përballur më debat direkt, gjatë një mitingu fushate në Atlanta, Georgia.

Harris u zotua më tej të riparonte gabimet e Trump në mandatin e parë, dhe se do të tregonte se ka “vizion më të mirë” qeverisjeje, se rivali.

Mes të tjerash ajo tha:

“Me që ra fjala, a nuk të duken të çuditshme këto gjëra Donald, shpresoj të marrësh në konsideratë të më takosh në skenën e debatit, pasi nëse ke gjë për të thënë, ma thuaj në fytyrë”.

“Si presidente unë do të mbështes ligjin e sigurisë kufitare që Donald Trump la në mes, dhe do t’i tregoj atij se çfarë është lidershipi”.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ne kundër Donald Trump. Kjo fushatë është për dy vizionet e ndryshme për kombin tonë, njëri i fokusuar te e ardhmja, tjetri te e kaluara”.

“Ne besojmë te e ardhmja ku çdo person ka mundësinë të krijojë një biznes, një pasuri, të liria e gruas për të marrë vendime mbi trupin e saj”, tha dje Harris.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64090 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE