Conor McGregor-it i ndalohet të drejtojë makinën për dy vite!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Conor McGregor-it i ndalohet të drejtojë makinën për dy vite!

Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, është dënuar me pesë muaj me kusht dhe është pezulluar nga drejtimi i mjetit për dy vjet për një incident rrugor në qytetin e tij të lindjes, Dublin, sipas raporteve të mediave.

Së fundmi 36-vjeçari u deklarua fajtor për një akuzë për drejtim të rrezikshëm dhe një akuzë për drejtim të pakujdesshëm në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown në kryeqytetin irlandez.

Ai gjithashtu u gjobit me 5,000 euro për atë që gjykatësi e përshkroi si një seri të tmerrshme incidentesh të rrezikshme ngarjeje makine. Veprat penale ndodhën në mars 2022 ndërsa babai i katër fëmijëve po ngiste një Bentley.

Gjykatës tha se McGregor kaloi në një semafor të kuq, u fut me shpejtësi dhe doli nga trafiku dhe për pak u përplas me një shofer tjetër ndërsa ai voziste në kryqëzimin N4/M50 në Palmerstown dhe Lucan Road, ndërsa ishte i pasiguruar dhe pa licencë.

Përveçse një boksier i njohur, McGregor njihet edhe për natyrën e tij agresive jashtë ringut. Para disa kohëve ai u përfshi në një sherr të dhunshëm në Romë, ku thuhet se sulmoi DJ italian, Francesco Facchinetti. Disa orë pasi djali i tij u pagëzua në Vatikan, McGregor dyshohet se e goditi në fytyrë Facchinetti-n dhe i theu hundën.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64120 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE