I akuzuari për organizimin e 11 shtatorit do të pranojë fajësinë!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I akuzuari për organizimin e 11 shtatorit do të pranojë fajësinë!

Personi i akuzuar si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Al-Kaeda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë dakord që të pranojë fajësinë, deklaroi Departamenti i Mbrojtjes. Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorë të tij, këtë do ta bëjnë javën e ardhshme, para një Komisioni Ushtarak në Gjirin e Guantanamos, në Kubë. Burime të rezervuara thanë se akordi mundësohet në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje.

Zyrtari u shpreh se kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura publikisht, por vuri në dukje se ekziston mundësia që ajo të parashikojë një dënim me burgim të përjetshëm. Khalid Sheikh Mohammed është i burgosuri më i njohur në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që u krijua në vitin 2002 nga presidenti i atëhershëm George W. Bush. Kjo për të mbajtur të ndaluar të dyshuarit si militantë të huaj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Numri më i lartë i të ndaluarve në atë kompleks ka qenë 800. Sot në Guantanamo janë 30 të burgosur. Marrëveshja mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin vjen më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre në lidhje me sulmet e Al-Kaedës dhe më tepër se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3 mijë personave. Për shkak të tyre, Amerika filloi një luftë në Afganistan e që vazhdoi për dy dekada.

Familjet e shumë prej viktimave kanë thënë se donin që të akuzuarit për organizimin e sulmit të pranonin zyrtarisht fajin. Udhëheqësi i republikanëve në Senatin Amerikan, Mitch McConnell dënoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë duke u shprehur kundër negocimit me terroristët që mbahen në paraburgim.

E vetmja gjë më e keqe se të negociosh me terroristët është të negociosh me ta pasi ata janë në paraburgim, vuri në dukje senatori McConnell në një deklaratë të posaçme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE