Tri shenjat e zodiakut që i pret një muaj gusht i vështirë!
Gushti fillon me vështirësi për tre shenja të zodiakut. Mërkuri retrogradë tek Virgjëresha nuk i favorizon ata.
Virgjëresha
Ju jeni ose të nxehtë ose të ftohtë këtë muaj me Mërkurin retrogradë në shenjën tuaj nga 5 gushti që ju tregon fytyrën e tij të fortë. Në vend të pushimit dhe relaksimit, duhet të punoni shumë. Diçka e mirë ndodh nga ana profesionale, por duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që ju vjen!
Akrepi
Pesë ditët e para të muajit janë më të rëndësishmet. Jini të durueshëm, sepse tensionet në punë dhe bezdisjet në shtëpi nuk do të mungojnë. Nga fundi i muajit do të qetësoheni kështu që durim!
Bricjapi
Gushti sjell shpenzime, tensione dhe keqkuptime sidomos nga data 19 e në vazhdim, kur ndodh Hëna e Plotë. Më pas mund të merrni një ofertë që e keni pritur prej kohësh, por kini kujdes! Në çdo rast, mos u zhgënjeni!
Ndërkaq,gushti është një muaj plot mundësi, veçanërisht për këto shenja të zodiakut që do të kenë fat dhe sukses.