Xhudistja Loriana Kuka eliminohet nga Lojërat Olimpike 2024!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhudistja Loriana Kuka eliminohet nga Lojërat Olimpike 2024!

Kaloi në raundin e dytë, por nuk mundi të shkojë përtej xhudistja kosovare Loriana Kuka në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kuka u mund nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko, në kategorinë deri në 78 kilogramë, sot në kryeqytetin francez. Sportistja ishte në kërkim të medaljes së parë olimpike në të dytën paraqitje në Olimpiadë pas debutimit në “Tokio 2020”, por pa sukses.

27-vjeçarja ishte xhudistja e fundit e cila garoi për Kosovën në “Paris 2024”, pasi katër xhudistët e tjerë u ndeshën në ditët e fundit. Kampionia olimpike Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, fundjavën e kaluar ndërsa Laura Fazliu, të bronztën në fillim të kësaj jave. Por, Akil dhe Nora Gjakova nuk arritën të sigurojnë ndonjë medalje.

Deri tani, Kosova ka fituar dy medalje olimpike në “Paris 2024” dhe pesë në përgjithësi në historinë e saj në Lojërat Olimpike. Duhet theksuar se xhudo është sporti i vetëm që i ka sjellë vendit medalje olimpike, të paktën deri tani.

Kosova udhëtoi drejt Parisit me nëntë atletë në sporte si xhudo, not, atletikë e boks, po ashtu. Shtatë prej tyre i kanë përfunduar garat në disiplinat përkatëse, si Adel Shaboviç, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka e Donjeta Sadiku e që nuk arritën të “fusin në xhep” medalje.

Në ditët në vijim do të garojnë edhe Gresa Bakraqi në atletikë e Hana Beiqi në not. Lojërat Olimpike Verore mbahen çdo katër vjet e vlerësohen si gara më e spikatur me shumë sporte individuale, si dhe mbi baza ekipesh në botë. Kosova shënoi debutimin në vitin 2016 në Olimpiadën e Rios, në Brazil.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE