Momenti viral/ I riu nuk e njohu Rihanna-n, i kërkon asaj t’i bëjë një foto me futbollistin e famshëm (Video)

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Momenti viral/ I riu nuk e njohu Rihanna-n, i kërkon asaj t’i bëjë një foto me futbollistin e famshëm (Video)

Kushdo që do të takonte Rihannan do të çmendej nga emocionet, por jo siç duket ky fëmijë që nuk ia kishte idenë se kush ishte artistja nga Barbadosi.

Edhe pse mund të jetë idhull për shumicën e njerëz, ajo thjesht u duk si çdo person tjetër për djaloshin në fjalë.

Gjatë një eventi ku ishin të pranishëm futbollistë të Manchester Cityt, djaloshi i kërkoi Rihanna-s që t’i bënte një fotografi derisa pozonte me sportistët.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/08/1024x576_MP4_4350068448997228575.mp4

Djaloshi ishte më shumë i fokusuar që të dilte në fotografi me futbollistët e Ligës Premier sikurse Jack Grealish, Christian Pulisic dhe Yunus Musah se sa me Rihanna-n.

Futbollistët e Manchester Cityt ishin të pranishëm në New York për ndeshjen miqësore me AC Milan.

Videoja e djaloshit është bërë virale, dhe shumë fansa u habitën dhe nuk mund ta besonin se ylli i muzikës iku pa u vënë re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66356 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE