Google shton kontrollet kundër falsifikimeve dhe imazheve të rreme!
Google ka rritur masat mbrojtëse ndaj falsifikimeve, imazheve të rreme në web të krijuara ose modifikuara me inteligjencë artificiale. Kompania njoftoi në një postim zyrtar se do të filtrojë rezultatet, duke zvogëluar mundësinë e çokujt që dëshiron ndryshojë përmbajtjen e tyre.
Lajmi është se gjiganti i motorëve të kërkimit do të kërkojë gjithashtu të gjitha faqet e internetit që përmbajnë të njëjtin imazh, për ta hequr automatikisht atë nga rezultatet.
Ky përditësim duhet të ndihmojë në bllokimin e ndarjes së “deepfakes” dhe pranisë së tyre në web. “Këto mbrojtje tashmë janë dëshmuar të jenë efektive në luftimin e llojeve të tjera të imazheve jo konsensuale dhe tani ne kemi krijuar të njëjtat veçori edhe për imazhe të rreme eksplicite.
“Përditësimet që kemi bërë këtë vit kanë reduktuar ekspozimin ndaj rezultateve të qarta të imazhit me më shumë se 70%”-tha menaxherja e kërkimit të Google Emma Higham.
Ndërkaq, tre vjet më parë, kompania “Google” njoftoi një plan ambicioz për të trajtuar ndryshimet klimatike duke thënë se do të reduktonte në maksimum lëshimin e gazrave të dëmshme, deri në vitin 2030.
Por një raport i fundit i publikuar nga kompania tregon se është shumë larg arritjes së këtij qëllimi. Në vend që të uleshin, emetimet e kompanisë u rritën me 13% në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë. Po t’i krahasosh shifrat me vitin 2019, emetimet janë rritur me 48%.
Disa ekspertë thonë se qendrat që ruajnë të dhënat e kompanisë “Google” po zgjerohen me shpejtësi nga kërkesa e lartë për përdorimin e inteligjencës artificiale.
Kjo do të thotë se një qendër për ruajtjen e të dhënave me nevojat e saj për energji elektrike mund të vonojë mbylljen e një termocentrali që djeg lëndë djegëse fosile. Ato kërkojnë linja transmetimi të tensionit të lartë dhe kanë nevojë për sasi të konsiderueshme uji për të qëndruar të freskëta. Këto qendra janë gjithashtu të zhurmshme.