Trump pranon ofertën e Fox News-it për debat presidencial me Harris-in!

vovalbania August 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trump pranon ofertën e Fox News-it për debat presidencial me Harris-in!

Kandidati i republikanëve për president, Donald Trump pranoi ofertën e televizionit amerikan Fox News lidhur me mbajtjen e një debati me rivalen demokrate, zv.presidenten Kamala Harris, më 4 shtator.

Rregullat do të jenë të ngjashme si të debatit tim me Joe-n e përgjumur, i cili është trajtuar tmerrësisht nga partia e tij, por me një sallë të mbushur me publik, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar presidentit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara për t’u rizgjedhur.

Postimi i tij u fshi për disa minuta, para se të postohej përsëri. Por, në postimin e dytë, Trump e fshiu propozimin e tij për një tubim “të madh” me publikun në të njëjtën datë nëse Harris “nuk do të ishte e gatshme apo në gjendje të debatonte”.

Muajin e kaluar, Harris tha se është “e gatshme” për debat, pasi Fox News propozoi debat presidencial mes saj dhe Trump-it për datën 17 shtator. Pasi Biden u tërhoq nga gara presidenciale më 21 korrik dhe e mbështeti Harris-in, Trump-i tha se nuk do të debatonte me të, sepse nuk ishte kandidate zyrtare.

Më tej u shpreh se ish-presidenti Barack Obama nuk e kishte mbështetur. Por, Obama e përkrahu Harris-in një ditë më vonë. Ndërkaq, Kamala Harris, dje i siguroi votat e nevojshme të delegatëve për t’u emëruar kandidate e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit.

Kamala Harris ka siguruar vota të mjaftueshme nga delegatët që të bëhet e nominuara e Partisë Demokrate për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Jaime Harrison.

Njoftimi i bërë një ditë më parë, vjen para se procesi i votimit online i demokratëve të përfundojë të hënën e javës së ardhshme, më 5 gusht. Harris i hyri garës për të marrë nominimin e partisë, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, u tërhoq prej saj dhe mbështeti zëvendësen e tij.

Harris tha se “jam e nderuar të jem e nominuara demokrate” për garën presidenciale të 5 nëntorit.

Nuk do të jetë e lehtë. Por, ne do t’ia dalim. Si presidentja juaj e ardhshme, e di se jemi të gatshëm për këtë luftë, u shpreh Harris.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE